Rëndësia e
kombinimit të Jupiterit dhe Plutonit 5 Prill 2020
Kombinimi
është një bashkim, i Jupiteri dhe Plutonit, në mitologjinë Greke, ishin
vëllezër. Jupiteri ishte Perëndia e Olimpit dhe Plutoni, Perëndia e botes se
poshtme. Bashkimi i tyre, nën shenjën globale të tokës, Bricjapi, do të sjellë
ndryshime në ekonominë botërore, në njerëzim, forca te forta personale dhe
kolektive.
Të dy
planetët kanë të bëjnë me financimin dhe fuqinë. Jupiteri shoqërohet me rritjen
ekonomike, zgjerimin, tregtinë ndërkombëtare. Dhe Plutoni, me investime, paratë
e korruptuara.
Sistemi
piramidal shndërrohet me disa ulje-ngritje, në padrejtësi, me çarje dhe
pabarazi të mëdha.
Kjo karantinë na sjell reflektime mbi ato që nuk duam më.
Dicka ka
mbaruar. Plutoni sjell mbarime , dhe
shndërrime të mëdha. Jupiteri na jep besim dhe shpresë, dhe kohe, procesi tashmë
ka filluar.
Bashkimi
sjell forcë, dhe përshtatja do të jetë burimi ynë i mbijetesës, për të jetuar
dita ditës, hap pas hapi, siç tregon Bricjapi.
Asnjëherë mos
negocioni, nuk ka me kthim mbrapsht, pas kësaj, transformimi ynë do të jetë i pakthyeshëm.
Plutoni tregon pafuqishmëri, kalueshmëri, na bën të ndiejmë sa të vegjël jemi dhe prish
iluzionin tonë të kontrollit. Na tregon
frikën tonë dhe mbi të gjitha, frikën për të ardhmen. Mësuesi i madh dhe mësimet e tij janë të vështira, të dhimbshme dhe thellësisht transformuese,
duke na mësuar përmes humbjeve dhe mbarimive, të cilat përmbajnë fillime të
reja, të frytshme.
Pas shembjes,
gjithnjë vjen nje fillim i ri. Jupiteri na kërkon besim, besim në proces, besim
në Univers, besim në ritmin e planitit, besim në veten tonë dhe ne njerëzimin.
Eshtë nata
më e errët e shpirtit për një rilindje.
Diqka e re
po lind, por së pari dicka e vjeter duhet larguar.
Δεν υπάρχουν σχόλια:
Δημοσίευση σχολίου