Σελίδες

Δευτέρα 7 Μαρτίου 2022

Horoskopi i javës nga 7 deri më 14 mars

Dashi

Është një kohë kur ju rritni vetëbesimin, ndjeni një besim të brendshëm, intuita juaj është e zhvilluar, është koha të kuptoni se çfarë saktësisht dëshironi në jetën tuaj dhe të përgatiteni të jeni në gjendje ta bëni atë që nga maji me Jupiterin në shenjën tuaj. Fillon një periudhë kur do të ndiheni të lirë, të dashuruar, do të luftoni për planet dhe synimet që keni vendosur për të tashmen e afërt dhe për të ardhmen, do të takoni miq të rinj, do të punoni me njerëz që kanë të njëjtat ide si ju , do të lidheni emocionalisht me njerëz me të cilët ndani ideale dhe pikëpamje të përbashkëta. ju do të merrni pjesë në organizata grupore. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, mund ta gjeni ate në mjedisin tuaj miqësor. Menaxhoni mirë financat sepse do ketë shpenzime të papritura, ndoshta për një blerje apo për nevojat e familjes. Nga data 10 Mars mund të preferoni të izoloheni për pak kohë, është më mirë të mos përfshiheni në intriga, rini larg diskutimeve që ju stresojnë.

Demi                                                                                                                                                              Është një periudhë kur mund të vendosni synime të reja për të takuar njerëz të rinj, miq të rinj që do të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj, do të merrni pjesë në grupe, do të bëheni më socialë dhe më të njohur dhe do të realizoni ëndrrat tuaja. Ka ende vështirësi në fushën profesionale dhe zhvillime apo ndryshime të papritura në çështjet personale dhe profesionale. Me hyrjen e Marsit dhe Venusit në zonen tuaj profesionale,jeni te favorizuar  për suksese, ndiheni të fortë, të pavarur, është thelbësore të gjeni një mënyrë për të arritur qëllimet tuaja pa sfiduar ata që ju rrethojnë, shmangni të bëhen rebelë. Nga 10 marsi mund t'ju duhet të shikoni dhe rishikoni qëllimet tuaja, të bëni miq të rinj, të mbështesni dhe të ndihmoni miqtë tuaj, mund të jeni emocionalisht pranë dikujt qe eshte ndryshe  nga ju, me kulture te ndryshme, nga vende të tjera dhe ndoshta nga mjedisi juaj miqësor dhe profesional. 

Binjakët                                                                                                                                                          Do të ketë ende zhvillime të favorshme në fushën profesionale, famë, prestigj shoqëror, mundësi të mëdha për zhvillime në karrierë që do të jenë shumë të rëndësishme dhe që do ju ndryshojnë jetën, duhet të keni vetënjohje dhe të tregoni çfarë meritoni, të njohin të tjerët vleren tuaj. Në fillim të javës do t'ju duhet të izoloheni për të qenë introvertë. Nga e marta do jeni më të ndjeshëm, mundohuni të ndjeni nevojat që kanë të tjerët dhe mos u interesoni vetëm për veten tuaj. Me kalimin e Marsit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të 9-të, ndiheni të lirë, të aftë për të realizuar planet tuaja ambicioze, për të qenë të suksesshëm në fushën profesionale dhe erotike, në çështjet ligjore, në udhëtime. mund të bëni njohje të reja që do t'ju evoluojnë. Ndoshta njihni një person nga jashtë ose një person të kulturuar dhe të arsimuar shpirtërisht. Nga data 10 Mars tregohuni të kujdesshëm në vendimet dhe diskutimet që do të merrni për çështje profesionale dhe familjare.

Kanceri

 Është një periudhë e favorshme për synime të reja për studime, udhëtime jashtë vendit për veprimtari artistike, suksese në studimet pasuniversitare, çështje juridike. Do të keni lajme të mira, mendime optimiste dhe mundësi unike, madje mund të realizohet një rrugëtim për të cilin dëshironi. Nga data 6 e muajit keni mundësi të rregulloni çështjet financiare, do të gjeni njerëz që do t'ju mbështesin dhe do t'ju ndihmojnë financiarisht, mund të merrni një shtesë, të ardhura ose një ofertë financiare ose një kredi me kushte të favorshme. Të lindurit në dhjetëditëshin e dytë do kenë disa vështirësi në çështjet financiare që lidhen me të tretët dhe zhvillime të paparashikueshme me personat në mjedisin miqësor. Ndoshta për arsye financiare. Nga data 10 Mars janë të faforizueshme diskutimet për të bërë një udhëtim, për t'u marrë me një çështje ligjore, për studime, njohje të reja dhe për të promovuar planet tuaja ambicioze.

Luani

Do të keni perspektiva për të përmirësuar financat tuaja përmes bonuseve, trashëgimisë, huasë, shitjes, shlyerjes ose parave të partnerit. Shmangni marrjen e vendimeve te pasigurta financiare pa i studiuar mirë ato. Do të keni, mundësi dhe ndryshime të papritura në lidhje me sektorin profesional, marrëdhëniet dhe bashkëpunimet që do të ndikojnë edhe në jetën tuaj. Nga data 10 Mars do të keni diskutime për të zgjidhur çështjet financiare, trashëgiminë apo taksat që ju shqetësojnë.  Jeta e dashurisë do jetë më intensive, të pamartuarit do kenë mundësi të flirtojnë, te krijojne nje maredhenie te re.Marrëdhëniet ekzistuese do të forcohen por mund të krijojnë edhe tensione për shkak të vullnetit për pavarësi dhe liri në marrëdhënie.

Virgjëresha                                                                                                                                                   Është një periudhë e rëndësishme në jetën tuaj,  marrëdhëniet me të tjerët në jetën tuaj, përmirësohen, bëni njohje të reja, të dobishme për biznesin, për një bashkëpunim të shkëlqyer, mund të njihni edhe personin e jetës tuaj, edhe favorizoheni per të zyrtarizuar një marrëdhënie , ose për të bërë një dasmë. Në vendin e punës do keni shumë përgjegjësi, do jeni pranë kolegëve dhe do e bëni me gëzim, do  përmirësoni vendin e punës. Do të ketë oferta të reja pune, ndoshta duke përmirësuar pagën tuaj. Edhe përditshmëria juaj do jetë e bukur. Për të pamartuarit do të ketë  mundësi për të njohur, për të krijuar një marrëdhënie me një person nga vendi i punës. Shmangni tensionet me njerëzit në vendin e punës, për të mbrojtur shëndetin tuaj, për të shmangur çdo lloj abuzimi dhe veçanërisht punën e tepërt.

 Peshorja                                                                                                                                                         Do të keni mundësi të përmirësoni jetën tuaj të përditshme për të gjetur një punë që ju pëlqen dhe me të cilën jeni të kënaqur, për të përballuar me sukses një çështje shëndetësore. Do keni optimizëm dhe vullnet për të kaluar sa më mirë. Kujdesuni për dietën dhe shëndetin tuaj fizik, sepse ka të ngjarë të shtoni peshë. Është një periudhë kur do të keni vetëbesim të fortë, kreativitet, mund të tregoni të gjitha talentet dhe aftësitë tuaja, dashuria, argëtimi, psikologjia kanë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj, mund të ketë disa probleme me fëmijët, përpiquni t'i menaxhoni me dashuri . Është gjithashtu një kohë e mirë për të pasur një pasardhës. Nga data 10 Mars interesimi juaj do të jetë për çështjet e punës, shëndetit dhe jetës së përditshme, do të gjeni zgjidhje për çështjet që ekzistojnë. Do tju ndihmojë një ide, një diskutim, një mik për të gjetur një të ardhur të re për të përmirësuar financat tuaja. Zhvillime të paparashikuara do të ndodhin në çështjet financiare që lidhen me palët e treta me bankat e trashëgimisë, taksave, parave  qe vijne nga partneri.

Akrepi                                                                                                                                                           Jeni ne  një periudhë krijimtarie, biznesi, dashurie, fati, keni optimizëm, fat në fushën emocionale por edhe pjellori, në marrëdhëniet me fëmijët mund ta bëni planin tuaj realitet. Është një kohë kur mund të ketë tensione në familje, revolucione të vogla nga njerëzit e familjes, ndoshta ngafëmijët, shmangni të qenit shumë kërkues, të rreptë me ta dhe mos e humbisni durimin. Mundohuni t'i zgjidhni të gjitha çështjet me dashuri dhe respekt. Në marrëdhënie dhe bashkëpunime do ketë zhvillime të paparashikueshme, cdo maredhenie qe është e fortë dhe ka baza të forta dhe e bazuar në të vërtetën do të zgjasë me kalimin e kohës. Nga data 10 Mars do të jetë një periudhë që do t'ju ndihmojë të shpreheni më lehtë, të promovoni planet tuaja krijuese, të diskutoni çështje me fëmijët, të flirtoni.

Shigjetari                                                                                                                                                Është një periudhë që favorizon familjen dhe shtëpinë, do të merrni gëzim nga një familjar, do ketë dashuri në familje do kaloni më shumë kohë me familjen tuaj, jeni pro rinovimit të shtëpisë apo blerjes së një shtëpie , duke u martuar, duke hapur një punë tuajën. Nga data 6 Mars, përditshmëria juaj është më intensive, më kreative, më erotike, me takime të këndshme, diskutime, lajme, sugjerime, mundësi për ekskursione, udhëtime, njohje të reja, dashurinë tuaj mund ta njihni në nje grup në një udhëtim, përmes komunikimit.  Nga data 10 Mars, do kushtoni kohe ne familje te bisedoni,  dhe me e mira është të sqaroni çdo problem me familjen, të shprehni ndjenjat tuaja dhe të kërkoni prej tyre atë që dëshironi, të diskutoni çështjet e pronave të paluajtshme. Do ketë zhvillime të paparashikueshme në punë, shëndetësi, përditshmëri.

 Bricjapi                                                                                                                                                        Është një periudhë që ndryshon mënyrën tuaj të të menduarit, jetën e përditshme, do të udhëtoni dhe do beni  ekskursione, do njihni njerëz të rëndësishëm që do t'ju ndihmojnë të zhvilloheni, do tju hapen rrugë të reja, do te keni ide të reja, do takoheni, bisedoni ose kaloni kohë me vëllezërit e motrat dhe njerëzit e dashur, mund të blini një mjet transporti ose mjete elektronike për të marrë më shumë informacion dhe njohuri. Këtë javë do të jeni të zënë me çështje financiare. Ndoshta do të bëni disa investime,  do të gjeni një burim të ri të ardhurash, por do të bëni edhe shpenzime si për familjen ashtu edhe për njerëzit e dashur. Nga data 10 Mars,  do te beni diskutime me njerëzit e afert, me njerezit qe ju rrethojne, me publikun, udhëtime për biznes dhe argëtim, për të nënshkruar kontrata, do të takoni njerëz të rinj që do t'ju ndikojnë emocionalisht në mënyrën se si mendoni.

Ujori                                                                                                                                                    Vazhdon ende të favorizohen financat tuaja veçanërisht ata që merren me aktivitete artistike, për të aktivizuar talentet tuaja, idetë e reja, për të hapur burime të reja të ardhurash. Të ardhurat do i shihni të përmirësohen, tregohuni të kujdesshëm në menaxhimin e financave. Shmangni çdo ekzagjerim të konsumatorit dhe blerje të kotë. Ju ndjeni fuqi të madhe brenda jush dhe do të kërkoni me forcë të drejtat tuaja duke mbrojtur miqtë tuaj, ndiheni të lirë dhe kërkoni liri për të gjithë. Do te arini të kryeni një plan biznesi, të organizoni një ekip, të arrini qëllimet tuaja në marrëdhënie dhe dashuri. Nga data 10 Mars do të mendoni më shumë për atë që konsiderohet e vlefshme në jetën tuaj, nëse ka të bëjë me të mirat materiale apo ekuilibrin tuaj emocional apo shpirtëror, mund të negocioni çështje të pasurive të paluajtshme apo financiare. Ju mund të dëshironi të bëni një blerje. Do ketë zhvillime të paparashikueshme në familje dhe në shtëpi, mundohuni të jeni të qetë dhe të shmangni tensionet.

 Peshqit                                                                                                                                                 Jupiteri  do të jetë aleati juaj për të realizuar ëndrrat dhe planet tuaja. Është mirë të mos jeni tepër optimistë dhe të mos jeni impulsivë, por të ndiqni ëndrrat tuaja me guxim. Ju keni mundësinë të vendosni bazat për një të ardhme të mirë, të aktivizoni imagjinatën dhe intuitën talentet tuaja për të njohur  te gjithe vlerat tuaja, mund të dalloheni për një bamirësi që bëni. Nga ana tjetër, është një periudhë kur do të ketë një sfond, mund të dalin në sipërfaqe pasiguri, fobi, ndjenja që vijnë nga e kaluara, ndoshta një marrëdhënie nga e kaluara mund t'ju shqetësojë, mund të krijoni një lidhje të fshehtë dhe kjo. do t'ju sjellë një konfuzion dhe mund të lëndoheni. Do ketë zhvillime të paparashikueshme në fillimet e reja, në marrëdhëniet me vëllezërit e motrat, në udhëtime, kujdes gjatë drejtimit të automjetit. Nga data 10 Mars mund të shprehni më lehtë pikëpamjet tuaja, të pretendoni atë që ju shqetëson, të bëni njohje të reja, të nënshkruani kontrata dhe marrëveshje.

 

Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου